Home KRYESORE Profil/ Ish- avokatja e Shtetit që do bëhet zv.Kryeministre…

Profil/ Ish- avokatja e Shtetit që do bëhet zv.Kryeministre…

Ledina Mandija, e propozuara nga PD-ja për postin e zv.Kryeministres në vend të Niko Peleshit, ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme. Së fundmi ajo ishte këshilltare juridike pranë Presidentit të Republikës.

Mandija, e lindur në Shkodër, ka mbaruar fakultetin Juridik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ku dhe më pas ka punuar si petagoge. Në qeverisjen e PD-së, Mandia u emërua si Avokate e Shtetit.

Mandija ishte një ngadëshmitaret e thirrura nga Komisioni Hetimor për hetimin e CEZ, ku deklaroi se Shqipëria do e kishte fituar gjyqin në Arbitrazh pot ë mos tërhiqej nga padia.

Share: