ArturNga Artur Roshi
Mazhoranca sot filloi zyrtarisht fushatën elektorale pa zgjedhës dhe pa të zgjedhur për ditën e 18.Qershorit.2017.
Në fjalën e tij kryeministri dukej sa i vendosur për të shkuar në zgjedhje ,aq edhe i pasigurtë dhe i paqartë se pse shkonte në këto zgjedhje.
Nga njëra anë kërkonte tu jepte kurajo mbështetësve të tij se kjo që bënte ishte nga sikleti se Opozita nuk pranonte te bëhej pjesë e zgjedhjeve,nga ana tjetër ato janë legjitime dhe për këtë priste kurajon e tyre se kjo rrugë është e vetmja.Natyrshëm mund të pyesësh.
Pse shkon mazhoranca në zgjedhje e vetme ? Me kë garon ? A quhen ato të lira ?
Unë them se mazhoranca nuk ka logjikë të shkojë në zgjedhje vetëm sepse ajo e ka pushtetin të fituar dhe nuk ka çfarë fiton.Pra siç futet ashtu del.Ku është zgjedhja ? Koncepti i zgjedhjeve nuk është i ndarë nga gara politike e filozofive të kundërta të së majtës dhe të së djathtës.Kur nuk ke me kë garon humbet sistemi i referimit për fituesin sepse nuk ke se me kë të krahasohesh dhe nuk ka fitues.Gara në politikë ka edhe specifikën e vetë që ka të bëjë me përfaqësimin e interesave të njerëzve dhe si fituesi,si humbësi janë të dy të kuotuar dhe nuk mund të qëndrojë sistemi demokratik pa humbësin.Me çtë drejtë z.Rama mund të marri mandatet e njerëzve që kanë bindje të dhathta dhe ti përfaqësojë me kë do dhe për interesa të së majtës.
Çdo kush bie dakort se këto zgjedhje të sforcuara nuk janë të lira,sepse që të jenë të lira duhet të ketë garë të lirë,votë të lirë,për rrjedhojë edhe opozitë ashtu si ka pozitë.Koncepti i lirisë në këtë rast është të jesh i lirë të zgjedhësh midis dy alterrnativave gati të kundërta.Kur nuk ke shans ta bësh do të thotë se nuk ka zgjedhje të lira.
Kur opozita nuk merr pjesë do të thotë që zgjedhjet nuk janë të lira.E drejta proceduriale mund të jetë në krah të mazhorancës dhe kjo për shkak të fuqisë së saj të kartonave ,që nuk realizoi votimin elektronik-biometrik dhe numurimin elektronik që kërkoi opozita nje vit më parë.Mirëpo ne nuk mund të sakrifikojmë pluralizmin për procedurë.Them se mazhoranca ka gjërat në dorë dhe vetëm ajo që është e realizuar nga pushteti dhe ka çfarë lëshon dhe heq dorë nga kapriçua përballë të ardhmes së vëndit edhe sikur opozita të mos ketë të drejtë.Opozita votën e lirë e lidh me egzistencën e saj dhe këtu merr fund çdo diskutim.Mazhoranca duhet të ruaj demokracinë,për rrjedhojë ti japi të drejtën opozitës si përcaktuese për demokracinë.
Mazhoranca e vetme në zgjedhje tregon se po shkojmë drejt një “lajthitjeje” kombëtare që do të na ndikojë për keq në jetët tona sepse “lajthitja”nuk ka kufij të veprimeve të saj.
Artur Roshi,