Home KRYESORE Rama i përgjigjet Berishës dhe kërcënon: Mund ta prish marrëveshjen me PD…

Rama i përgjigjet Berishës dhe kërcënon: Mund ta prish marrëveshjen me PD…

Edi Rama paralajmëroi PD se nëse nuk voton brenda këtyre ditëve të fundit të majit personat që do të bëjnë Vetingun në komisionet “ad hoc” marrëveshja mund të prishet.

Edi Rama me banorë të Kasharit: Sali Berisha paska thënë mbrëmë se mund ta bllokojë sërish Vetingun. Sali, nëse PD nuk do ta zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin anëtarët e dy komisioneve të Vetingut, brenda Majit, marrëveshja është e prishur. Vetingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen.

Deklarata mori shkas nga Berisha i cili mësohet se mbrëmë ka deklaruar se nuk do të votojmë vettingun me drejtorët e Edi Ramës./Opinion.al

Share: