Home KRYESORE Rama: Marrëveshja në tavolinë, Basha të mos dëgjojë Berishën, por të bëhet...

Rama: Marrëveshja në tavolinë, Basha të mos dëgjojë Berishën, por të bëhet lideri që nuk është

Në fjalën e tiij para gazetarëve nga Kryeminstria, i pyetur nga këta të fundit është shprehur se nuk ka propozim tjetër në tavolinë përveç atij të bërë dje në Presidencë. Rama tha se tani është mundësia e PD-së nëse do që të ketë sytë te procesi zgjedhor dhe tek policia, burgjet e shkollat.

“Nuk ka propozim tjetër. Marrëveshja është në tavolinë. Është mundësia e PD-së t’i këtë të dy sytë në procesin elektoral ku mund të monitoriojë burgjet, policinë dhe arsimin.” – tha Rama.

Rama gjithashtu ka thumbur Bashën duke i kërkuar të bëhet lideri që nuk është dhe të mos e dëgjojë më Berishën.

“Ftoj Bashën të mos dëgjojë me Berishën, por të udhëheqë PD-në e të bëhet lideri që nuk është!” – është shprehur Rama./lapsi.al

Share: