Home KRYESORE Ristani- Hajdarmataj- Salianji u përgjigjen Bregut- Topallit- Selamit: Kërcitjet e fundit

Ristani- Hajdarmataj- Salianji u përgjigjen Bregut- Topallit- Selamit: Kërcitjet e fundit

Pas deklaratave në kor të treshes Majlinda Bregu-Jozefina Topalli-Eduard Selami, kanë reaguar tre zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike në lidhje me bojkotin e zgjedhjeve.

Deputetët demokratë Arben Ristani e Mimoza Hajdarmataj dhe sekretari për aksionin qytetar në PD Ervin Salianji shkruajnë në Facebook se Republikës së Vjetër po i vjen fundi.

Deklaratat brenda PD-së vijnë nga dy kampe të ndryshme, në mbështetje të kryetarit Lulzim Basha dhe kundër tij.

Reagimi i Arben Ristanit:

Keto jane kercitjet e fundit. Mesa duket shterngata po mbaron dhe kohe e bukur do agoje.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret. Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge!

Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira

Reagimi i Mimoza Hajdarmatajt:

Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mencuri por me heshtje, i takojmë cdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Cadra e qytetarëve, Çadra Lirisë.

Cdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeministër, vlen shumë më shumë se cdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në tv apo statuse në fb.

Ballafaqimi për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrë në peshoren e Lirisë, pikërisht aty, në Cadër, në shesh !!!

Prandaj besoj edhe më shumë (në ditën e 73 por kaq të shumtë në numër e në shpresë) në kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që të kemi një parlament të lirë dhe qeveri kombëtare e jo klanore.

Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. Sheshi i Lirisë, Çadra është vendi I rezistencës dhe i qëndrestarëve të vertetë.

Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet.

Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta./360grade.al

Share: