Nga Kasem Seferi
Historia nuk përsërit vetveten, por nganjëherë mund të gjenden dhe ngjashmëri, për arsye se për momentin ka një lloj inversioni në prirjen që shkon në lidhje me çështjen se me kë do ta ndërtojë BE – ja zonën e tregtisë së lirë.
Ka hamendje se të menduarit e tanishëm duket se pasqyron një traditë të vjetër 1 000 vjeçare me vështrim drejt lindjes, më saktë se sa fokusimi në lirimin e tregtisë përgjatë Atlantikut ku është bërë kohët e fundit.
Në vitin 1995, kishte një reklamë mbi tregun transatlantik dhe u ngrit Dialogu i Biznesit Transatlantik (TABD), i cili organizoi qindra konferenca dhe takime që synuan kapërcimin e barrierave të tarifave tregtare.
Theksi u vu mbi rëndësinë e shifrave përshtypjelënëse që janë gjeneruar nga marrëdhëniet tregtare transatlantike ndërmjet SHBA dhe BE , të cilat madje sot janë marrëdhëniet dypalëshe më të mëdha të tregtisë dhe investimit në botë, me një vlerë pothuajse një të tretën e tregtisë globale.
Ky ishte momenti kur BE – ja ka fituar një treg të vetëm dhe, Perëndimi, që ndjek “End of History” të Fukuyama, besoi se ai ishte shfaqur si ngadhnjimtar i historisë.
Ishte, gjithashtu, koha kur SHBA dhe Europa ishin të bindur se ato do të qendronin përjetësisht të bashkuar.
Askush nuk pati imagjinatën të parashikonte se kontinenti euroaziatik do të kërkonte gjithnjë e më shumë për një bashkim përtej Perëndimit klasik.
Por, kohët kanë ndryshuar dhe historia po tregon shenja të qarta të gravitetit gjeografik.
Madje në vitet 1930 – të, Bashkimi Sovietik ishte i një interesi të veçantë ekonomik për çelikun gjerman, industrinë inxhinjerike dhe elektrike dhe qeveria gjermane vendosi të emetojë hua prej afërsisht 300 milion marka për partnerin e saj rus.
Në fund të nëntorit 2010, duke pasqyruar përsëri vëzhgimin e vjetër të Monteskje se gjeografia, dukshëm, ka rëndësi për politikën, Kryeministri rus Vladimir Putin shprehu dëshirën e tij për të vendosur një zone tregtie të lirë me BE – në, që arrin “nga Lizbona në Vladivostok”.
Ky ishte flirti i dytë i drejpërdrejtë rus me Europën në atë muaj të Samitit të NATO – s në Lisbonë, ku rusët kishin një “karrige vëzhguesi” në tavolinën ku, europianët pas takimit në Deauville, po përpiqeshin të merrnin vesh shkallën me të cilën ata duhej t’i përgjigjeshin propozimeve të Medvedjevit mbi arkitekturën e re të sigurisë europiane dhe t’i jepnin asaj lustër europiano – ruse.
Rusia ka pasur dhe ka probleme të thella ekonomike (WikiLeaks e konfirmoi edhe njëherë këtë) dhe, me dëshpërim, ka kërkuar mundësi të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë e saj.
Moska i ka ndjerë vështirësitë ndërmjet dy fuqive madhore që e qarkojnë atë (BE dhe Kina) dhe, me këtë të fundit, tani që duket më sfiduese dhe e fortë se sa më parë, pra më e rrezikshme për Rusinë, iu qep Perëndimit.
Në të njëjtën kohë, SHBA e ka zhvendosur gjithnjë e më shumë vështrimin e saj afatgjatë në Pacifik.
Tregtia është gjithnjë e më shumë mbi “Eurasia” dhe “Chimerica”.
Konsensusi politik transatlantik dhe retorika ende mbahen në Perëndim, por diçka themelore po ndryshon ndën sipërfaqe.
Asgjë nuk mund ta vërtetojë më mirë këtë se sa notat diplomatike të publikuara nga WikiLeaks, që tregonin, në mënyrë të keqe, se Europa po bëhej më pak e rëndësishme për Washingtonin.
Madje pasi kriza e euros nxiti zhvillimin e linjave të gabuara ndërmjet Gjermanisë dhe partnerëve të saj europianë.
Krisjet dhe plasaritjet e pllakave tektonike transatlantike gjithashtu po zgjeroheshin.
Analistë të ndryshëm hodhën dyshimin se si është e mundur që “të tregtosh në Lindje dhe të dashurosh Perëndimin do të ishte përvojë e vështirë.“.
Përgatiti: Kasem Seferi – ekonomist