Home KRYESORE Shifrat alarmante/ 870 mijë shqiptarë janë duhanpirës

Shifrat alarmante/ 870 mijë shqiptarë janë duhanpirës

Shqipëria numëron plot 870 mijë duhanpirës. Ekspertët tregojnë se Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me shifrat më të larta të duhanpirësve, pavarësisht masave të marra.

Sipas ekspertëve, cigarja e parë konsumohet që në klasat fillore, ndërsa vendi ynë numëron duhanpirësit që nga fëmijët e moshës 11-vjeçare.

Një nga masat e marra për të minimizuar konsumimin e duhanit është ligji që ndalon përdorimin e tij në ambiente të mbyllura, si bare, restorante etj.

Pavarësisht se baret nuk janë më vende ku konsumohet duhan, shifrat e duhanpirësve mbeten të larta.

Sipas tvklan, për të paralajmëruar popullatën në lidhje me dëmet e shkaktuara nga duhani, nga 1 Janari i 2018 të gjitha paketat do shoqërohen me figura të sëmundjeve që kanë si shkak duhanpirjen. /LAPSI.AL/

Share: