Ka përfunduar seanca e fundit plenare e legjislacionit të VIII-të. Edhe kjo seancë e fundit është zhvilluar pa praninë e opozitës, e cila ndodhet prej më shumë se 70 ditësh në çadrën e protestës.
Kuvendi ka miratuar projektligjet e rendit të ditës vetëm me votat e mazhorancës. Kjo ishte dhe seanca e fundit që drejtohej nga Ilir Meta, i cili ka shprehur keqardhje për mungesën e opozitës.
“Miratuam reforma shumë të rëndësishme. Reforma në drejtësi në krye të reformave. Keqardhje për mungesën e opozitës”, tha Meta.