Nga Besian Pesha
Josefinë dhe Majlinda a i votuat ndryshimet kushtetuese të cilat sanksiononin se është kryetari ai që me dorë të hekurt firmos listat dhe fatin e Partisë? Po! A folët kur demokracia në prill të 2008 u anullua me Kushtetutë nga 130 vota në Parlament?
Jo! Ju erdhi mirë. Heshtni pra! Mos na bëni si dashnore të demokracisë mbasi e keni përdhunuar. Heshtni dhe bëni atë që thotë Kryetari. Sepse e keni miratuar paraprakisht çdo vendim të tij. Kur hytë në lista.
Nuk ka vend për mendim ndryshe në Republikën e listave të mbyllura dhe pushtetit absolut të Kryetarëve. Ndaj, shshshshttttt ose gjeni/bëni parti tjetër.