Home KRYESORE Shumë shkurt për një dukuri që zgjat e zgjat deri kur?!

Shumë shkurt për një dukuri që zgjat e zgjat deri kur?!

Nga Kasem Seferi

Përvoja shekullore e partive politike në Perëndim, ka vërtetuar se për të arritur objektivin politik në zgjedhje duhet të lëvizësh në mënyrë të kujdesshme, duke marrë në konsideratë të gjithë kritikat e pamenduara dhe akuzat e papërgjegjëshme rreth çështjes delicate të listës së kandidatëve.

Çdo veprim që ndërmerret për të përgatitur dhe miratuar një listë, duhet t’i provojë opinionit të brendshmëm në parti, në rrethet e përkrahësve dhe në publik se janë hedhur hapa të menduar thellë, të paanshëm, së pari, në interes të vendit dhe të partisë, me qëllim që shmangen kurthet dhe që të mos triumfojë xhelozia, ky ves vetëvrasës i çdo politikani.

Adoptimi i një modeli të ri dhe modern në përgatitjen e një liste zgjedhore, kur përbën një risi do të kërkonte mbështetjen nga lidershipi, baza solide e partisë dhe intelektualë elitarë, me reputacion në publik, në gjendje që të ngjizin parime të shëndosha në parti dhe te zgjedhësit për ta të qenë të aftë të influencojnë opinionin publik, veçanërisht masën e zgjedhësve që aspiron një jetë më të mirë nga ana e qeverisë që do të vijë në pushtet.

Adoptimi i një modeli të ri dhe modern, natyrisht, kërkon një analizë të kujdesshme të veprimeve të liderit të parties dhe ekipit të tij, që për të mbrojtur interesat e parties dhe mbështetësve që votojnë për një parti, të mos krijojnë kushte, të mos kultivojnë dhe të mos nxisin xhelozi që bazohen te etja për pushtet.

Në këtë kontekst, lexova me shumë kujdes deklarata të të papërfshirësve në listen e PD – së, opinione nga zëra të njohur në përbërje të lidershipit të PD – së, intelektualë që e simpatizojnë dhe ia duan të mirën PD – së, por më mbresëlënës ishte Eduard Selami.

Pikërisht, për hir të kësaj mbrese, si ekonomist, që sheh atë që pritet të vijë si rezultat dhe pasojë e një veprimi politik të mundshëm, nesër në ekonomi, erdha në përfundimet e mëposhtme:

çështja e një niveli të ri demokratik në Shqipëri vjen e para, partia/individi vijnë të dytët;

përkrahësit duan informacion, jo udhëzime për të votuar;

informacioni i tanishëm duhet të kapërcejë në mënyrë të besueshme dhe objektive mosbesimin e përkrahësve te politika;

përdorimi retorikës partizane që e bën diçka të duket më pak e rëndësishme se sa është, kërkon që të theksohet roli i partisë dhe i ndividit si një zë i pavarur për përkrahësit;

theksi duhet të jetë te fakti se partia dhe individi do të jetë garanti që do t’i mbajë politikanët të përgjegjshëm;

përkrahësit duan që partia dhe individi të përfaqësojnë interesat e tyre;

veprimi politik i partisë dhe i individit duhet të jetë gjithnjë për përkrahësit;

informacioni është çelës për rritjen e pjesëmarrjes;

përkrahësit arrihen më mirë në takimet ballë për ballë;

veprimi politik është më efektiv kur adreson shqetësime të veçanta të përkrahësve në vend të mbështetjes te një rrugëzgjidhje e përgjithshme që priret t’i përshtatet të gjithëve.

Më shumë se dy dekada të reformave politike dhe ekonomike kanë lënë një trashëgimi të përzier në Shqipëri dhe për këtë arsye, vitet e fundit, erozioni i klientelizmit është shumë i madh nga ajo që deklarohet, që nga koha kur proçesi zgjedhor mund të abortohet në shumë hapa gjatë rrugës së tij.

Kur një qytetar dallon, atëhere ai do të thirret t’i shërbejë shtetit, me preferencën e të tjerëve, jo si një problem privilegji, por si një dhurim për meritën.
.
PD kurrë nuk duhet të përjashtojë një apo disa që mendojnë dhe flasin ndryshe nga lideri dhe lidershipi, për arsye se të pranosh mendimin e dikujt që flet ndryshe nuk është turp.

E turpshme do të ishte të mos bëhen një përpjekje për të shmangur përçarjen në një kohë tejet të rëndësishme si fushata zgjedhore.

Një njeri, i cili nuk ka interes për fushatën konsiderohet jo si i padëmshëm, por si i padobishëm.

Megjithëse vetëm pak mund të origjinojnë një politikë, të gjithë zgjedhësit duhet të jenë në gjendje ta gjykojmë atë.

Diskutimi, mendimi, opinion ndryshe nuk duhet parë si një bllok pengues në rrugën e veprimit politik, por si një vërejtje paraprake e domosdoshme për të vepruar në mënyrë të mençur.
Kasem Seferi – ekonomist

Share: