Home KRYESORE TE JESH APO TE BEHESH

TE JESH APO TE BEHESH

Nga Mirela Cela Jorgo

Po shoh listat e kandidateve te PD dhe menjehere u rrenqetha. Asnje individe i cili te kete qene nje simbol per bazen, apo njerez me aksione te fuqishme nderqytetare.

Te jesh i hapur ne kete vend eshte njesoj si te jesh nje lebroze qe te shohin te gjithe me frike dhe pasiguri. Kur jemi te vegjel , prinderit tane perpiqen me gjithe mundin e tyre te na edukojne ne menyren me te mire , per ti thene gjerat hapur dhe pa komplekse, te mos genjejme , te respektojme gjithkend dhe cdo gje ta arrijme me pune dhe djerse.

Kete bej edhe une me femijet e mi dhe thelle ne shpirt do te doja qe ata te ishin afer ideales. Gjithkujt i pelqen idealja madje shpesh ndonje mikesha ime ma ka vene ne dukje kur une nervozohem per shume dukuri ne kete vend : Mirel, ti i do gjera kaq te rregullta , si puna e asaj qendismes qe cdo lule do punimin e vet.

Por nuk funksionon keshtu. Prinderit nuk të kanë gënjyer. Vazhdojme të ecim midis këtij oqeani bërrylash njerëzorë dhe une kërkoji gjithmonë ata.Fjalet e tyre jane hyjnore.Nëse je një i ri apo një emigrant i kthyer rishtazi në vendin tënd me ëndrra të mëdha ndryshimi që tejkalojnë “oborrin” e shtëpisë tënde; kij kujdes, “parashuta” jote është hapur në vendin e gabuar.

Por mos ji i ndershëm. Edhe kjo e fundit “të vret” në këtë vend.Askush nuk do të jetë rehat pranë teje. Nganjëherë edhe shikimi yt do të jetë i padurueshëm. Njerëzit jetojnë në anarki të plotë në këtë vend dhe nëse do të mbijetosh, duhet të “shqyesh” pa mëshirë edhe ti “kofshën” që të takon.

Të jetosh mirë, ti nuk duhet të jesh një njeri me dinjitet dhe personalitet të lartë. Ndryshe te kepusim qe ne momente e para qe te vene re. Nuk duhet te jesh njeriu qe mendon se duhet te jesh , sepse te shohin me dyshim dhe shume frike. E kujt ti duhet nje njeri qe thellohet ne punen e tij, qe perpiqet te reflektoje per te bere me te miren. Eshte e rrezikshme .

Atehere rrugezgjidhje ka. Nese 2+2 bejne 5 , natyrisht 5 bejne dhe mos bej perpjekje te shpjegosh. Ndryshe ben vetvrasje. Askush nuk e do një idealist. Një idealist është si një pasqyrë për njerëzit e vegjël.E kush do te shohe, vogelsine e shpirtit te tij tek kjo pasqyre

Share: