Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.
Një femër e paidentifikuar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas dëshmitarëve viktima është vetëvrarë.
Përveç kësaj, qytetarët shprehen të indinjuar pasi ambulanca erdhi dhe pasi konstatoi vdekjen e saj u largua, ndërkohë që forcat e policisë nuk kishin mbërritur akoma. Kujdes, pamje të rënda.
Ndersa një indinjatë e madhe ka shpërthyer tek banorët dhe kalimtarët e rastit pranë pallatit ku një vajzë u vetëhodh nga kati i pestë para pak momentesh në Tiranë.
Banorët shprehen të zemëruar se ambulanca pasi erdhi dhe konstatoi vdekjen e vajzës, u largua duke e lënë të pa mbuluar mbi trotuar për mbi gjysëm ore./JOQ