Home KRYESORE Vasili beson akoma qe LSI eshte faktor ne qeveri…

Vasili beson akoma qe LSI eshte faktor ne qeveri…

Qeveri besimi e cilëson kreu i LSI Petrit Vasili marrëveshjen mes Ramës e Bashës duke thënë se u krijua ajo që tha LSI, tha Vaili ne Report Tv.

“Ne nuk kemi prishur gjë. Ne kemi kërkuar zgjedhje me opozitën, gjë që ndodhi kemi kërkuar lëshime gjë që ndodhi, kemi kërkuar një qeveri besimi, qeveri besimi u krijua”, tha Vasili.

Intervista e plotë
Për çfarë shërbeu marrëveshja Rama- Basha?

Marrëveshja Rama Basha thjesht ka zgjidhur një ngërc artificial që zgjati tre muaj, ne ishim të gjatë që ky ngërcc të zgjidhej shumë shpejt. Ishte besoj një telenovelë e dëmshme që duhet të mbarojë sa më shpejt. Vumë dispozicion dhe mandatet tona. E kam përsëritur që vendia e mandateve në dispozicion ishte në të mirë e vendit, se ato ishin të fituara me vota. Të tjerët i munguan sakrificat.

Kush?
Të dy palët që bënë kompromisin.

Ju keni qenë në tavolinë, si u la ky takim? Si u krijua takimi kokë më kokë Rama- Basha?
Takimi me krerët e grupeve parlamentare u kërkua nga Duka dhe Mediu. Çdo takim që synon t’i jap zgjidhje probleme është i mirëpritur. Ne jemi të vendosur në kulturën e dialogut apo refuzimit. Do shpjegojë edhe arsyet pse isha në tavolinë. Pata komunikime jo formale me përfaqësues të PS, më kërkuan edhe të mos jem në takim. U organizua ajo, Rama i kërkoi një bisedë tetë a tetë me Bashën, ne i thamë vazhdoni si ta keni të udhës.

Ishte improvizim takimi kokë më kokë, a e kishte përcaktuar më herët mes të dyve?
Mua s’më ka interesuar kjo gjë, paraditen e atij takimi unë kërkova zbatimin e paketës MCAllister. Kam folur shumë qatë që duhet t’ia kursejmë popullit këtë teatër.

Në atë takim me krerët e grupeve parlamentare, si ishte raporti mes partive pjesëmarrëse?
Të gjithë ishim dakord me paketën MsAllister, Rama s’ka qenë dakord me atë paketë, madje nuk i ka kthyer përgjigje as Bashës me shkrim. Ishte paketë logjikë, që krijonte besim, të gjithë ishin dakord përveç Ramës.

Ajo që u aprovua nuk ishte paketa e McAllister….
Jo. Marrëveshja ishte shumë e qartë. Kishte të bënte që të krijontë
Ajo ishte shumë qarrtë, besim mes palëve, kishte të bënte me institucione që kishin lidhje me zgjedhjet, nuk kishin lidhje me drejtorin e OSHEE, burgjeve. Ishin paketë e re mes Bashës dhe Ramës.

Po flitet për bashkëqeverisje mes Ramës e Bashës, si e lexuat ju?
Unë lexova këtë që ka zgjedhje në qershor, e jo në tetor. Zgjedhje me opozitën. Pa të nuk mund të kishte zgjidhje. Ne e thamë që në fillim. Me një afat shumë të arsyeshëm.

E prishët ju koalicionin me Ramën, apo ai me ju?
Ne nuk kemi prishur gjë. Ne kemi kërkuar zgjedhje me opozitën, gjë që ndodhi kemi kërkuar lëshime gjë që ndodhi, kemi kërkuar një qeveri besimi, qeveri besimi u krijua. Elementë të asaj që donte të LSI ndodhën në praktikë. I vetmi problem ishte humbja e një kohe të gjatë që ka krijuar çrregullim dhe dëm ekonomik.

Marrëveshjen Rama-Basha e shikoni si përsëritje të vitit 2008 ku PD-PS u bënë bashkë për të nxjerrë LSI
Nuk ka lidhje. Ne kemi kërkuar që çdo parti të konkurronte në vete dhe kjo ka ndodhur. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë që ka ndodhur. Por duheshin bërë përmirësime të Kodit Zgjedhor, duhet të hiqeshin koalicionet edhe nga Kodi.

Ky kod elektoral nuk prodhon një shumicë dërmuese dhe imponon një lloj bashkëqeverisje, me kë do donit të bashkonit votat
Sot kemi përpara një objektiv elektoral, një mobilizim në nivel kombëtar të LSI por edhe të njerëzve të tjerë. Të realizojmë këtë objektiv pastaj kemi kohë të flasim për gjëra të tjera. E rëndësishme është që LSI të jetë forcë e parë dhe nuk duam të humbasim kohë me hamendje.

Si e shikoni atë që po ndodh në PD?
Jam tërësisht indiferent për çfarë ndodh në PD. Avantazhi ynë është programi ynë real për zhvillimin e Shqipërisë. Republikën e Re mund ta bëjnë të rinjtë e LSI por jo personazhe të vjetër dhe të lodhur.

Share: