Home KRYESORE Vetem ne Shqiperistan vijon telenovela. Nga Ilir Kalemaj.

Vetem ne Shqiperistan vijon telenovela. Nga Ilir Kalemaj.

Sic e kishim parashikuar rreth nje jave me pare, kur u shpallen zgjedhjet e parakohshme ne Kosove, pavaresisht deklaratave te para, pritshmeria ishte per koalicion PDK-AAK-NISMA me Haradinaj kryeminister.

Kjo zgjidhje racionale politike do t’i sherbente PDK per rifitimin e pikeve te humbura nga konsumi i pushtetit dhe shtimin e kredive elektorale nga shpallja si kandidat per kryeminister i Haradinajt te sapokthyer politikisht me te forte nga Franca dhe do risillte ne pushtet AAK dhe Limajn pas nje periudhe relativisht te gjate opozitare.

Po ashtu, sic e paralajmeroi Hoyt Brian Yee dje, ne Maqedoni presidenti fyromist do i’a jepte mandatin kryeministrit Zaev pavaresisht kercenimeve per te kunderten dhe ne perputhje me kerkesen legjitime te kryetarit te parlamentit Talat Xhaferi dhe kjo ne fakt ndodhi. U gjet vetem nje sebep protokollar per ta legjitimuar sic duhet.

Vetem ne Shqiperistan vijon telenovela. Nuk mjaftoi as ardhja e z. Yee nga Departamenti i Shtetit, as MekAlister Plus, madje as deklaratat e pjestareve te koalicionit qeveritar per pranimin e kesaj pakete, si LSI-se, edhe PDIU-se ne teresine e saj si menyra me e mire e kapercimit te krizes. Vetem Rilindja e cila preferon te bej gare vetem ose maksimumi vetem me PS-ne nuk leviz nga istikami. Dhe kesaj ska fugizem t’i bej kozmetike!

Keta jane gati qe per nje plesht (qendrimin ne pushtet), te djegin gjithe jorganin. E shkelin kushtetuten cdo dite dhe bejne be mbi te ngjashem me ate qe te vret naten e te qan diten.

Natyrshem sepse paketa rikonfirmon vetingun konsensual dhe jo kerbac selektiv ne dore te te parit te vendit per eleminimin e konkurrences politike. Sepse dekriminalizimi humbet kontrollin mbi perzgjedhjen e kandidateve dhe purifikon listat. Sepse monitorimi i zgjedhjeve nxjerr mbretin lakuriq dhe auditimi real dhe kontrolli mbi financimin e partive dhe fushatave zhben kapjen e zgjedhjeve permes financimeve okulte te ekonomise se hashashit.

Ndaj pikepyetja e madhe qendron: do kemi gare te Rilindjes me pjesen e mbetur te PS-se e cila jep votat por qeverisin 99-shat, apo do te kemi gare reale dhe te fitoje ai qe ka programin me te mire?

Do vazhdojme te rrime ne skutat e erreta te parapolitikes dhe sulmeve te porositura te baltosjes se kundershtareve-armiq apo do shkojme drejt politikes se ideve per Shqiperine e gjenerates sone. Se ajo e gjenerates tjeter ka per te ngelur si endrra e nje nate vere ne rastin me te mire apo fantazme makbethiane po vendosem ta cojme mbrapa rroten e tranzicionit dhe te shkasim ne autoritarizem.

Share: