Home KRYESORE Video/Nje tjetër anestezist paralajmëron vetëvrasje dhe askush nuk shqetësohet ne këtë vend!?

Video/Nje tjetër anestezist paralajmëron vetëvrasje dhe askush nuk shqetësohet ne këtë vend!?

Nga Artur Nura

Ne emisionin “Versus” ne Report Tv trajtuam ne transmetimin e fundit rastin e vetëvrasjes se anestezistit Tefik Zhurda dhe raportet Mjeke – paciente ne Shqipëri. Te ftuar kisha dy nga mjeket me ne zë te cilët edhe kishin shkruar ne mbështetje te kolegut te tyre i cili ndodhet ne kurim intensiv ne Itali dhe, siç thotë fjala popullore me “një këmbe ne jete dhe tjetrën ne varr”, respektivisht Lida Shosha kirurge e përgjithshme dhe Apostol Vaso anestezist i përgjithshëm. Përballe dy mjekeve te njohur dhe me eksperience te gjate ishin dy gazetare te fushave sociale dhe shendetesise, respektivisht Egla Bardhi Gazeta Shëndet Plus dhe Mirilda Tili, Report Tv.

Gjate transmetimit live ne mënyre profesionale u debatua mbi problematikat e shendetesise & mjekesise dhe nga panelistet u cilësua qartazi qe raportet Mjeke-Paciente nuk mund te qartësohen nëse shteti nuk është funksional dhe nuk kryen rolin e tij për te cilit qytetaret paguajnë ne mënyre te rregullt me taksat e tyre.

Mjeket dhe gazetaret ne studio thane se shteti, ministria e shendetesise ka përgjegjësinë themelore ne këtë raport problematik midis mjekeve dhe pacienteve te tyre dhe, u shtua se mjeket tanë janë heronj, por puna çalon për shkak te një sistemi kryesisht irracional dhe aspak transparent dhe i politizuar!

Ne fakt, një qasje e tille kritike vërtetohet me se miri, kur sillet ne vëmendje fakti qe anestezisti i njohur Apostol Vaso ne studion e Report Tv tha: “Edhe unë do te beja te njejten gjë qe beri shoku dhe kolegu im i pasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vet-vritesha me anestezi.” dhe askush nuk reagoi dhe e lanë ne heshtje me paturpësinë me te madhe dhe papërgjegjshmëri te plote absurde!

Vaso argumentoi se kolegu i tij nuk kish tentuar një vetëvrasje, por nje Eutanazi (E drejta për te vdekur me dinjitet) sepse sipas Vasos, anestezistet ne Shqipëri për shkak te këtij specialiteti shume te vështire, i cili shpëton ne vazhdimësi jetën e mijëra pacienteve shqiptare si kudo ne bote, bashkëjetojnë ne mënyre permanente me vdekjen e mundshme te pacienteve te tyre, dhe se kjo qartazi ja bën çdo mjeku anestezist jetën dhe profesionin shume dramatik.

Anestezisti Apostol Vaso tha se ai çdo mëngjes kur nisej për ne spital dhe deri sa kthehej ne shtëpi, shoqërohej nga ky stërmundim profesional dhe jetësor, ndërsa dhimbja dhe drama e çdo anestezisti behet tragjike si ne rastin e anestezistit Tefik Zhurda, nga indiferentizmi institucional dhe njerëzor i shoqerise!

Ministria e Shendetesise dhe autoritet perkatese te ministrisë se linjës deri tani nuk kane reaguar aspak dhe me siguri po merrem si te ndihmojnë partitë e tyre te marrin sa me shume vota dhe te garantojnë pushtetin!

Nje paciente e re dhe fatkeqe nuk jeton me, fati i zi ja ndërpreu ne mes ëndrrat e saj rinore dhe pas saj mund te shkoje edhe një mjek i nderuar me eksperience dhe me kontribute te jashtëzakonshme ne mbrojtje te jetës dhe shëndetit te njerëzve dhe, askush prej atyre qe drejtojnë sistemin shume miliardësh nuk reagon, nuk ofron zgjidhje, mbështetje dhe sensibilizim…!

Por a mund te qendrojme kështu dhe te lejojmë qe profesionistet qe shpetojne mijëra jete te kryejnë Eutanasi kolektive dhe te lejojmë qe përgjegjësit politike te vazhdojnë ndërrimin e pushtetit, sikur te mos ketë ndodhur asgjë?!

Nuk duhet kurrsesi dhe kjo varet nga sensibiliteti i çdo njërit prej nesh, pa u bere akoma viktime e këtij sistemi te kalbur. Kemi mjeke heronj dhe sistem te mbyllur dhe jo transparent. Nesër, fjala e urte: “me mire vone se kurrë” nuk do te ketë vlere…

Share: