Home KRYESORE Xhaferi-Ivanovit: Pas datës 19 maj qeverinë do e krijojmë në Kuvend

Xhaferi-Ivanovit: Pas datës 19 maj qeverinë do e krijojmë në Kuvend

Kryeparlamentari i ri i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i kujton presidentit maqedonas afatin 10 ditor për mandatimin e qeverisë së re me kryeministër kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas Xhaferit, afati për Ivanov ka nisur sot, 10 maj dhe skadon në datën 19 maj. Gjatë një interviste për AA, Xhaferi shuan edhe dyshimet nëse Ivanov do refuzojë sërish Zaevin.

Sipas tij, mos dhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për zgjedhje të qeverisë.

“Për praktikën parlamentare nuk do të ishte mirë që kreu i shtetit të mos përmbushë obligimin e tij për shkak se do të bënte praktikë të keqe parlamentare në të ardhmen, sepse mbi atë praktikë do të mundësonte që edhe kryetarët e radhës të shtetit do të ishin në mundësi të shfrytëzonin një praktikë, e cila është praktikë e keqe, por e përdorshme dhe e mundshme në të ardhmen nëse Ivanov vendos në këtë drejtim të lëviz kundrejt obligimeve të veta”, shprehet Xhaferi.

Xhaferi shton se si pasojë e ngjarjeve të 27 prillit, presidenti Ivanov duhet të ketë reflektuar në kuptimin e njohjes së shkallës së rrezikshmërisë për ecuritë e funksionimit të institucioneve shtetërore në vend dhe se do të respektojë obligimin e tij kushtetues për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Share: