Home KRYESORE A ekziston intuita femërore? Ja cili është përfundimi që nxjerrin studiuesit

A ekziston intuita femërore? Ja cili është përfundimi që nxjerrin studiuesit

Për vite me radhë studiues të ndryshëm janë munduar të zbulojnë diçka rreth intuitës së femrës, disa besojnë ky është thjesht një mit, disa të tjerë besojnë se me të vërtetë ekziston kjo fuqi sekrete që femrat e dinë se çfarë po ndodh, pa pasur nevojë t’ua thonë se çfarë po ndodh.

Në sajë të një studimi të kryer nga hulumtuesit e universitetit të Granadës, Pompeu Fabra në Barcelonë dhe të Universitetit të Londrës Middlesex, sot ne mund të themi se me të vërtetë ekziston intuita femërore. Ky studim u botua në revistën Psychoneuroendocrinology.

Ekipi thotë se gratë janë më intuitive se meshkujt për shkak të një komponenti biologjik – që bënë të mundur uljen e ekspozimit ndaj testosteronit në mitër gjatë shtatzënisë – i cili bënë të mundur që femrat të jenë më intuitive dhe më pak reflektive në këtë periudhë sesa gjatë pjesës tjetër të jetës së tyre.

Megjithatë, ne duhet të theksojmë se asnjë mendim nuk është më i mirë se tjetri, sepse ndonjëherë është më mirë të lihet mënjanë intuita dhe të reflektosh mbi situatat e ndryshme me të cilat përballemi.

Share: