Home KRYESORE Saimir Tahiri i përgjigjet akuzave te Petrit Vasilit

Saimir Tahiri i përgjigjet akuzave te Petrit Vasilit

Pas deklaratës së kreut të LSI-së, për batutën e vazhdueshme të kryeministrit Rama për makinën me dy timonë, ka reaguar Saimir Tahiri. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ka replikuar ne distance me Petrit Vasilin teksa ishte ne një takim me banorë të njësisë numër 7 dhe 11.

“Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi”- tha  Saimir Tahiri qe nuk eshte se eshte i pelqyer nga LSI dhe anasjelltash.

Share: