Deputetja demokrate Lozefina Topalli nuk e përjashton mundësinë që kandidatët në zonën e sigurt të listës Basha kanë paguar para për tu përfshirë.
E ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit”, Topalli tha se lista nuk ka në bazë asnjë kriter politik.
Teksa gazetari Ylli Rakipi solli në vëmendje një informacion konfidencial se kandidatët paguajnë për të hyrë në listë, deputetja demokrate thotë se të gjitha janë brenda.
“Momenti që mungon kriteri politik të gjitha janë brenda. Prandaj nuk ka kaluar në kryesi, në forume, në grup parlamentar. Nuk ka asnjë kriter politik pasi është një listë personale, private,” thotë Topalli.