Katër adoleshentë janë arrestuar nga policia për disa grabitje në Tiranë. Të maskuar dhe të “armatosur” me disa pistoleta lodër, adoleshentët vëzhgonin bizneset që do t’i grabisnin dhe pasi merrnin paratë largoheshim me biçikleta!
1. Enton F., 16 vjeç, banues në Tiranë
2. Aldo D., 17 vjeç, banues në Tiranë
3. Reald N., 15 vjeç, banues në Tiranë
4. Kristi D., 16 vjeç, banues në Tiranë
Për shtetasit e sipërpërmendur, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të kryerjes së vjedhjeve si më poshtë:
– Më datë 16.12.2016, në kryqëzimin e Rrugës “Bardhyl”, me Rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan shërbimi për internet, i kanë marrë një shumë monetare dhe një aparat celular, shtetasit E. R.
– Më datë 10.01.2017, në rrugën “Siri Kodra”, në një farmaci, i kanë marrë një shumë monetare, shtetases E. L.
– Më datë 10.02.2017, në Rrugën “5 Maj”, në një supermarket, në pronësi të shtetasit I. S., kanë marrë një shumë monetare.
– Më datë 18.02.2017, në Rrugën “Njazi Meka”, në një super market, i kanë marrë një shumë monetare, shtetases K. Gj.
– Më datë 24.02.2017, në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan shërbimi për internet, i kanë marrë një shumë monetare dhe një aparat celular, shtetases M. K