Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama postoi një video në faqen e tij në FB, ku shihej duke udhëtuar me makinë ndërsa është duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë për fushatën elektorale.
Ai shfaqet me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë, ndërkohë që ka edhe disa fletë përpara.
Por video është kthyer në një hit të vërtetë në internet.
Faqe të ndryshme e kanë transformuar atë, duke vendosur këngë të ndryshme në sfond.
Mes tyre, edhe atë të fushatës së Berishës në 2013-n, “Shqipëria po ndryshon”.