Home KRYESORE Arben Ristani kundër Lulzim Bashës/ Po shkelet statuti…

Arben Ristani kundër Lulzim Bashës/ Po shkelet statuti…

Një tjetër përplasje po ndodh në Partinë Demokratike, teksa Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani, ka kundërshtuar hapur të gjithë proçesin e zgjedhjeve në këtë parti. Një ditë më parë, u hapën proçedurat për zhvillimin e zgjedhjeve për postin e Kryetarit të PD-së, ndërsa dy nënkryetarët e kësaj force politike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, vendosën datën 22 Korrik si datën për mbajtjen e zgjedhjeve.

Përmes një deklarate, Arben Ristani konfirmon se data për mbajtjen e zgjedhjeve është kompetencë e Kryesisë së PD, ndërsa Këshilli Kombëtar cakton Nënkryetarin që do të ketë kompetencat për të drejtuar partinë. Në kushte të tilla, Ristani propozon caktimin e një tjetër proçedure për zhvillimin e zgjedhjeve.

DEKLARATA E RISTANIT

Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Share: