Home KRYESORE Arrestohet nëna e dy fëmijëve amerikanë të larguar nga shtëpia

Arrestohet nëna e dy fëmijëve amerikanë të larguar nga shtëpia

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 arrestuan shtetasen amerikane Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Në 31 maj ajo u paraqit në këtë Komisariat duke kallëzuar se dy fëmijët e saj të mitur, T. M. B. dhe T. T. B. nga një ditë më parë janë larguar nga banesa.

Shërbimet e Rendit të Komisariatit Nr 1, i kanë gjetur fëmijët duke lëvizur në afërsi të Kopshtit Zoologjik. Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre. Në bazë të kallëzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i nënës së tyre.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal./lapsi.al

Share: