Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, në kryeqytet ku, sipas dëshmitarëve okularë, në momentin e krimit, 56-vjeçari ishte në një lokal në shoqërinë e një mikut të tij.
Raportohet qe menjëherë pas krimit të rëndë, që tronditi jo vetëm banorët e zonës, Hyka u dërgua në Spitalin e Traumës dhe kane qene dëshmitarët okularë ata që njoftuan uniformat blu për të shtënat me armë dhe se në lokal kishte mbetur një i vrarë.
Nga hetimet paraprake, por edhe sipas dëshmitarëve, objektivi u qëllua nga dy persona të cilët ndodheshin në një motor. Me të marrë sinjalin, në vendin ku u raportua për ngjarjen mbërritën forcat e policisë, duke ngritur edhe pika të shumta kontrolli.
Ndonëse nga telefonata në polici ishte raportuar se bëhej fjalë për një të vrarë, vetëm pak minuta pas krimit, njëri prej mjekëve të Spitalit të Traumës tha se Hyka kishte marrë dy plumba, një në kokë e një tjetër në gjoks, në afërsi të zemrës, dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime mediatike thone se ky atentat mund te jete porositur nga Franca, por akoma nuk ka lajme te sigurta nga Policia e Shtetit.