Lulzim Basha, nuk u dorëhoq por mori përgjegjësi për humbjen dhe hapi garën për kryetarin e ri brenda Partisë Demokratike, ndërsa zbuloi edhe tre emra brenda kësaj force që do të drejtojnë partinë deri në datën 22 korrik, kur do të mbahen zgjedhejt për kryetarin e ri të PD-së.
“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë.
Unë kam projektin tim, do ta vleresojne demoratet ne nje gare te hapur te ndershme dhe te barabarte.
Gjeja me e lehte per mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha.
“BalkanWeb” raporton se zyrtarët e lartë në PD që do marrin funksionet e Bashës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve janë:
Edi Paloka (Nënkryetar)
Edmond Spaho (Nënkryetar)
Arben Ristani (Sekretar i Përgjithshëm)