Home KRYESORE Basha sulmon Tahirin në Kombinat

Basha sulmon Tahirin në Kombinat

Në Kombinat gjatë takimit elektoral, kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj Saimir Tahirit, i cili garon për deputet sërish në këtë zonë elektorale.

Sipas Bashës, Saimir Tahiri u bë ministër edhe pse ishte trafikant!

“Ja ku jemi në Kombinat, të mbajtur përdhunshëm nën hijen e një trafikanti që u bë ministër i Brendshëm, i një njeriu që nuk kishte anojë lidhje me rendin dhe sigurinë, e mashës së Edi Ramës që e shndërroi Ministrinë e Brendshme dhe institucionet me më shumë kriminelë se sa burgjet e vendit dhe e mbushi vendin me drogë. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës dhe koalicionit të dështuar në këto katër vite. Ja ku jemi në Kombinatin e pa punë”, tha Basha./lapsi.al

Share: