Home KRYESORE Tjetër terrorist shqiptar i vrarë në Siri me Lavdrim Muhaxherin

Tjetër terrorist shqiptar i vrarë në Siri me Lavdrim Muhaxherin

Irfan Aqifi është kosovari tjetër i cili është vrarë bashkë me Lavdrim Muhaxherin, gjatë një sulmi bombë me dronë të ushtrisë amerikane mbi një bazë të ISIS’it në qytetin Al-Asharah, në lindje të Sirisë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, afër mesnate, sipas kohës lokale.

Të enjten mediat në Kosovë raportuan se bashkë me Lavdrim Muhaxherin është vrarë edhe një kosovar tjetër i quajtur Bilall Aqifi.

Por, burime të sigurta të Gazetës Express kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Irfan Aqifin, vëllain e Hoxhës dhe prijësit të shqiptarëve në ISIS Ridvan Aqifit. Ky i fundit, ishte raportuar gjithashtu se ishte vrarë në shkurt të këtij viti, në Siri.

24 vjeçar Irfan Aqifi bashkë me katër kosovar të tjerë në tetor të vitit të kaluar ishte arratisur nga organet e drejtësisë kosovare ku po përballej me aktakuzën për “Rekrutim për terrorizëm”, për tu nisur drejtë Sirisë.

Aqifi ishte arratisur pasi para Prokurorit Special kishin pranuar veprën penale për të cilën akuzohej, me që rast gjykata i kishte ndryshuar masën e arrestit nga paraburgimi me arrest shtëpiak.

Udha për në ISIS e Irfan Aqifit, Betim Ibrahimaj dhe Amir Vuniqi, Egzon Iseni e Rron Emini, ishte përshkruar përmes një kanali të ri.  Ata, më 6 shtator 2016 Lindjes dyshohet t’ia kenë mësyrë përmes Malit të Zi, për të kaluar po ashtu ilegalisht në shtete të tjera të Ballkanit e më pas Europës Lindore dhe Turqi.

Në aktakuzën që posedon Gazeta Express për Aqifin, thuhet se ai në cilësinë e koordinatorit me qëllim që të mbledh fonde dhe rekrutoj njerëz për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, ka arritur që të dërgoj njerëz në Siri, duke mbajtur kontakte me vëllain e tij atje, Ridvan Aqifin. Ai ka aranzhuar shkuarjen në Siri përmes aeroportit të Prishtinës së bashkëshortes së kosovarit të vrarë atje, Migjen Latifit, i njohur si “Omeri”. Poashtu Aqifi mundësoi shkuarjen në Siri edhe të të riut nga Gjilani Vilson Haliti, tash i dënuar me tri vite e gjashtë muaj për veprën penale pjesëmarrje në grup terrorist. Po ashtu shkuarjen e Armend Shalës e Ernest Beqirit, duke iu siguruar biletat e udhëtimit për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Share: