Letrat e Albert Ajnshtajnit që prezantojnë për kolegët reflektimet e tij për fizikën, Zotin dhe Izraelin gjatë viteve ’50, do të shiten në ankand, në Jeruzalem më 20 qershor.
Pesë letra të shkruara në anglisht në vitet 1951-1954 janë përshkruar në faqen e internetit të shtëpisë së shitjeve në ankand ”Winners”. Vlerësimi aktual i vlerës së tyre varion mes 31 000 dollarëve (rreth 27 600 euro) dhe 46 000 dollarëve (rreth 41 000 euro). Në një letër dërguar në vitin 1951 fizikantit të shquar David Bohm, Ajnshtajni diskuton për lidhjen e vendosur nga Bohm mes teorisë së kuantitetit dhe teorisë së relativitetit. “Duhet të pranoj se nuk jam në gjendje të gjej se si një bashkim i tillë mund të jetë arritur”, shkruan Ajnshtajni. Letra e daktilografuar përfshin një ekuacion, shtuar me dorë me një shkrim të kujdeshshëm dhe më pas nënshkrimi i Ajnshtajnit. Bohm, i lindur në SHBA nga prindër të imigruar hebrenj, kishte punuar me Ajnshtajnin në Universitetin e Princetonit para se të largohej në Brazil pas humbjes së postit të tij për shkak të ”gjuetisë së shtrigave” ndërmarrë nga senatori Joseph McCarthy.
Në një letër në vitin 1954 për Bohm, i cili jetonte në Sao Paulo, Ajnshtajni shpreh empatinë përballë vështirësive të mikut të tij lidhur me punën e tij teorike komplekse. “Nëse Zoti ka krijuar botën, shqetësimi kryesor i tij nuk ishte ta bënte aftësinë e tij të lehtë për ne. E ndjej këtë me forcë që prej 50 vitesh”, shkruan ai.
Shtëpia e ankandeve “Winners” theksoi se letrat vinin nga trashëgimia e vejushës së vdekur të Bohmit. Një tjetër letër e viti 1954 iu referua mundësisë për Bohm për t’u vendosur në Izrael, që ishte themeluar gjashtë vjet më parë. Ajnshtajni, i cili kishte refuzuar një ofertë për t’u bërë president i vendit të ri, theksonte se nuk ishte momenti për një vendim të tillë. “Izraeli është intelektualisht i gjallë dhe interesant, por ka mundësi shumë të pakta dhe për të shkuar aty me qëllimin për tu ndarë me rastin e parë do të ishte për të ardhur keq”, shkruan ai.
Bohm u caktua profesor në vitin 1955 në institutin teknologjik ”Technion”, në Haifa në veri të vendit. Dy vjet më vonë, ai u transferua në Angli ku punoi në universitetet e Londrës dhe Bristolit. Ajnshtajni ka qenë drejtues jorezident i Universitetit hebraik të Jerusalemit, ku gjenden arkivat e tij, koleksioni më i madh në botë i dokumenteve.