Home KRYESORE Doni të shmangni kancerin e prostatës?

Doni të shmangni kancerin e prostatës?

Një nga problemet më shqetësuese për meshkujt ditët e sotme, është kanceri i prostatës. 1 në 39 meshkuj ndërron jetë nga kjo sëmundje, kurse mbi 2,9 milionë meshkuj rezultojnë të prekur vetëm në SHBA.

Ama studimet e fundit të kryera nga universitetet amerikane kanë treguar se ka një zgjidhje natyrale për këtë sëmundje të frikshme: ejakulimi.

Një studim i kryer nga “European Urology” mbi 32,000 meshkuj nga viti 1992 në 2010-n, ka treguar se kush ejakulonte të paktën 21 herë në muaj, kishin 19% më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Kjo për personat në të 20-at, kurse tek ata në të 40-at ulej me 22%.

Jennifer Rider, drejtuesja e këtij studimi, ka treguar se nuk ekziston kurrsesi një numër preciz ejakulimi që të privon nga kanceri i prostatës, por ejakulimi i vazhdueshëm ul riskun e prekjes nga kjo sëmundje.

Pra, djema… punë të mbarë se nuk do të keni nevojë për palestër! /360grade.al/

Share: