Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.
24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.
Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin policisë.
Por Mikel Shallari sipas burimeve është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit faktoje se ai është ekzekutori.
Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të të jene dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.
Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në kohë në kur po hynte në pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhë rshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari./ tvklan