Zërat se ekziston një marrëveshje e fshehtë jopublike mes Ramës dhe Bashës i ilustron më së miri një foto që po qarkullon me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.
Fotomontazhi vë përballë çadrës së opozitës Bashën dhe Ramën, ku ky i fundit kap selfie ndërsa të dy janë duke qeshur.
Ditën e djeshme, pyetjeve të Blendi Fevziut në “Opinion” nëse shihte të mundshëm një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve, Rama nuk i jepte përgjigje të prerë. Vazhdimisht Rama deklaroi se ai dhe Partia Socialiste ishin të fokusuar në fushatën elektorale për të korrur sukses më 25 qershor. /LAPSI.AL/