Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, një nga kundërshtaret më të ashpra ndaj Lulzim Bashës, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku artikuloi akuza të forta në drejtim të kreut demokrat.
Ndër të tjera, Topalli paralajmëroi Bashën se do të përballet me revoltën e demokratëve, ndërsa e quajti atë një pengamarrës të PD-së.
Por pak përpara konferencës për mediat, në rrjet qarkulluan foto të ish-Nënkryetares së PD-së me disa nga mbështetësit e saj, me të cilët mund të ketë konsultuar apo diskutuar mbi strategjinë që ky grupim do të ndjekë në përballjen me kreun e PD-së.
Përmes fotos dallohet qartë se në krah të saj është aktori Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërsa gjithashtu të pranishëm janë Edvin Kulluri, Nard Olli, Fabian Topollaj, Valbona Mezini, Tomorr Alizoti etj. /360grade.al/