DASHI:
Ndonjë ndryshim në jetën sentimentale mund të sjellë të reja. Do të tentoni t’i jepni fund një historie që nuk shkon mirë, por reflektoni para se të vendosni. Për zemrat e vetmuara sot është dita e duhur për të kërkuar dashurinë. Në sferën profesionale nuk do të keni probleme, fati do të jetë me ju dhe do t’ju ndihmojë të gjeni të hapura shumë dyer të rëndësishme.
DEMI:
Në dashuri gjithçka shkon më së miri dhe ju do të jeni romantikë me personin e zemrës. Do të jeni shumë pasionantë dhe do të kaloni aventura intriguese me partnerin/en. Beqarët do të kërkojnë shpirtin e tyre binjak. Sot mund të kaloni çështje të vështira falë këshillës së një eksperti.
BINJAKËT:
Do të jetë një ditë intensive, e pasur me surpriza. Me partnerin/en kuptoheni mirë, por keni ndjesinë se diçka nuk po shkon siç duhet. Beqarët bëjnë mirë të mos nxitojnë, edhe nëse dikush paraqet interes për ta. Frenojeni entuziazmin tuaj dhe qëndroni me këmbë në tokë.
GAFORRJA:
Flakeni tutje pesimizmin tuaj dhe dedikojuni gjërave krijuese për të sqaruar ndonjë keqkuptim me partnerin/en. Në mbrëmje humori juaj do të përmirësohet. Për beqarët janë në mbërritje raste të shkëlqyera për të gjetur dashurinë, ndoshta e kanë afër, por se kanë kuptuar ende. Disa ndryshime në punë do t’ju bëjnë nervozë.
LUANI:
Yjet janë në favorin tuaj dhe ju mbrojnë lidhjen në çift. Perspektiva të mira për raportet që kanë pak kohë që janë krijuar. Beqarët do të jenë në formë dhe shumë joshës. Keni dëshirë të ndryshoni ajër dhe të përmirësoni pozicionin tuaj në punë. Mërkuri është në krahun tuaj.
VIRGJËRESHA:
Vazhdoni të jeni polemikë dhe të torturoni partnerin me dyshimet tuaja. Lëreni etjen tuaj për të ditur më shumë dhe kushtojini rëndësi kërkesave të partnerit/es. Beqarët do të kenë dëshirë të hidhen në aventura të reja. Jini më pak kritikë me kolegët dhe më të disponueshëm për dialog. Periudhë e shkëlqyer për të tërhequr të ardhurat që keni fituar nga puna juaj.
PESHORJA:
Jeni gjithmonë të angazhuar dhe rrezikoni të prishni një raport pa të cilin nuk mund të ekzistoni. Gjeni pak kohë për ta kaluar me partnerin/en. Beqarët duhet të evitojnë zhgënjimet në dashuri dhe të kërkojnë një lidhje serioze. Fati është në anën tuaj dhe si pasojë të ardhurat tuaja do të rriten.
AKREPI:
Do të gjeni ekuilibrin e duhur në lidhjen tuaj dhe do të jetoni një ditë të mbushur me emocione.Tregojini ndjenjat tuaja, që në fakt kanë ndryshuar plotësisht. Beqarët do të rizgjohen dhe do të jenë të gatshëm për një histori të re. Mos bëni investime shumë të guximshme. Lidhni miqësi interesante në sektorin professional dhe përmirësoni raportin me eprorët.
SHIGJETARI:
Tregohuni të gatshëm të jetoni një lidhje të re, edhe pse keni kaluar disa zhgënjime. Mos kini frikë! Portat e zemrës do të hapen për ndryshime pozitive. Beqarët do t’i kenë idetë e ngatërruara për dikë. Edhe në jetën profesionale do të jeni të hapur ndaj të rejave.
BRICJAPI:
Optimizmi dhe dëshira për të jetuar sot do t’ju imponojnë besim tek vetja dhe partneri/ja. Perspektiva të shkëlqyera për të bërë projekte. Beqarët mund të fillojnë të shohin me sy tjetër një mik/e. Bëni hapa përpara në profesionin tuaj dhe do t’ia dilni të fitoni admirimin e të tjerëve për objektivat e arritura.
UJORI:
Me favorizimin planetar sot do të shijoni kënaqësitë e vogla në dashuri. Partneri/ja do t’ju rrethojë me vëmendje. Beqarët mund të bëjnë për vete një person interesant. Tregoni kush jeni vërtet! Jupiteri premton avancime në karrierë.
PESHQIT:
Mos jini dyshues me partnerin/en që kërkon me çdo kusht të jeni bashkëpunues. Për beqarët parashikohen takime interesante dhe dashuri të verbra. Marsi ju dhuron energjine e duhur për t’u marrë me projekte origjinale. Mos lejoni që t’ju ndalojë frika e dështimit.