PDIU ka nisur kundërpërgjigjet ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili u bën shpesh herë thirrje qytetarëve që të mos votojnë këtë parti dhe LSI-në.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorë të Tiranës në pallatin ‘Asllan Rusi’, u shpreh se Basha u bë kryebashkiak i Tiranës edhe me votat e kësaj partie te cameve, por e ktheu bashkinë e kryeqytetit në ndërmarrjen personale të kunatit të tij.
“Lulzim Basha u zgjodh në krye të bashkisë së Tiranës me votat tona dhe e ktheu këtë bashki në ndërmarrjen e kunatit të tij. I themi shif hallin tënd sepse është shumë i madh se i joni. Ne kemi me vete të gjithë shqiptarët që duan veç një atdhe”, u shpreh Idrizi.