Problemi më i madh i ketyre 27 viteve është deformimi i shijes dhe i modeleve.
Sikundër humori është bërë bajat, këngët ngjajnë si recitime te çala, muzika tallava dhe sporti amatoresk me ndeshje që shiten, edhe modelet janë deformuar.
Nga model-skafisti i viteve 90-te te modeli i biznesmenit të fortë sot. Nga modeli i cingijeve moderne te trafikanti sypatrembur me qershinë mbi tortë: politikanin pazarxhi!
Politika si zanat me premtimet fluturake për të marrë jo vetëm një rrogë por mundësisht punë që nxjerr të ardhura ekstra.
Dhe qahemi pastaj pse s’na mësojnë fëmijët dhe pse të rinjtë kanë marrë rrugën e praptë të fitimit të shpejtë e pa mundim!