Home KRYESORE Kërcënohet me armë kandidati për deputet: Tërhiqu, ose…!

Kërcënohet me armë kandidati për deputet: Tërhiqu, ose…!

Një kandidat për deputet në qarkun e Lezhës është kërcënuar me armë që të tërhiqet nga kandidimi. Sipas një kallëzimi bërë në policinë e këtij qyteti nga ky kandidat ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona, ndërsa po kthehej në shtëpi. Ndërsa ai, është paraqitur në komisariat të nesërmen ku ka bërë denoncimin.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në 4 qershor rreth orës 12.30 u paraqitur në Komisariatin e Policisë L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Sipas tij një natë më parë rreth orës 23:15, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga 2 persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit kishin armë zjarri pistoletë. Ata e kanë ndaluar automjetin e tij dhe e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes./lapsi.al

Share: