Home KRYESORE Letra rrëqethëse një fëmije mes rrënojave ne Londer: Kam shumë plane

Letra rrëqethëse një fëmije mes rrënojave ne Londer: Kam shumë plane

Një letër prekëse është gjetur mes rrënojave të kullës Grenfell në Londër pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi ndërtesën 27 ­katëshe. Fëmija shkruan në letër ëndrrat dhe planet e tij për të ardhmen.

“Nuk i përshkruaj dot ndjenjat e mia. Jam shumë i lumtur. Kam shumë plane dhe ide”. Mr.Vellow është emri që e ka nënshkruar në fund. Nuk dihet nëse fëmija që e ka shkruar këtë letër ka shpëtuar ose jo.

Më tepër se 600 persona u detyruan të braktisin mes frikës godinën teksa digjej, ndërsa 17 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spital, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rëndë. Shumë të tjerë rezultojnë të humbur. Deri tani autoritetet thonë se shkaku i zjarrit ka qenë një frigorifer që ka shpërthyer rreth orëve të para të mëngjesit. Për banorët e godinës të mbetur të pastrehë, komuniteti i zonës dhe e gjithë Londra e Britania e Madhe bashkë me dhjetëra personazhe publike kanë reaguar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë për strehimin dhe ushqimet.

44 prej tyre nga 600 janë strehuar në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa pjesa tjetër në disa çadra të ngritura aty pranë. Gjithashtu, xhamitë e zonës, qytetarë të thjeshtë dhe qendrat komunitare kanë hapur dyert e tyre për të ofruar shtretër, ushqime, veshmbathje dhe sende të nevojshme për të pastrehët. Ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë shkuar te ndërtesa për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të pastruar rrënojat./dritare.net

Share: