Kreu i LIBRA, Ben Blushi pas premtimit ekstrafagant te 1000 eurove per cdo lindje, premton se do t’i japë fund konflikteve për pronën që lindën nga ligji 7501!
“Qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme” shkruan Blushi për shkak të këtij ligji duke premtuar kthim të tokës tek i zoti dhe kompensim të pronarëve të ligjshëm. Këtë nismë, Blushi e quan “Beteja e Pronës”.
STATUSI I PLOTE:
LIBRA I JEP FUND 7501. FILLON BETEJA E PRONËS
LIBRA do ti japi fund efekteve juridike te ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. LIBRA është shumë e ndjeshme për cështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm. LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës.