Home KRYESORE LSI dhe Meta: Jo lufte personale, por agjende qytetare

LSI dhe Meta: Jo lufte personale, por agjende qytetare

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Fushata elektorale ne Shqiperi po degjeneron ne sulme personale midis lidereve politike kryesore te vendit. Ky perkeqesim filloi mbas marreveshjes te bere ne oret e vona te nates midis dy lidereve te partive te establishmentit 27-vjecar. Kjo kthese jep indikacione se marreveshja e nates po behet shqetesim i dites.

Personalizimi i luftes politike shpreh shkeputje te madhe te dy partive te njohura te establishmentit 27-vjecar nga qytetaret dhe agjenda e tyre.

Lideret e njohur te establishmentit 27-vjecar flasin per “timon” kur makina qeverisese ka ngecur ne vend; flasin per tepsi kur qytetaret jane ne zi; flasin per ballkava e sheqerpare kur shqiptaret flasin me vete; llomotasin per shushunja kur i kane bere vete 56 perqind te shqiptareve gjate qeverisjeve 27-vjecare te deshirojne largimin nga vendi.

E vetmja force qe i qendron prane agjendes qytetare mbetet LSI. Lideri historik i LSI, Ilir Meta mbetet i vendosur te luftoje me cdo cmim arrogancen dhe shterpesine e lidereve te establishmentit 27-vjecar. Dhe kete lufte LSI nuk po e personalizon, por po e ben duke iu afruar gjithnje e me shume qytetareve dhe agjendes se tyre.

Moto e LSI dhe e Metes mbetet:

“VARFERIA DHE PAPUNESIA JANE ARMIQTE E SHQIPERISE”.

Lufta e LSI eshte kunder tyre.

Share: