Home KRYESORE Partia 56 – fituese e zgjedhjeve në Shqipëri! Nga Armir SHKURTI

Partia 56 – fituese e zgjedhjeve në Shqipëri! Nga Armir SHKURTI

56 –  a është përqindja e shqiptarëve që duan t’ia mbathin nga ky vend. Kjo sipas sondazhit të institutit me famë botërore Gallup. Ky institut ka pyetur shqiptarët nëse duam të ikim nga Shqipëria dhe gati 6 në 10 vetë janë përgjigjur “po! Dua të iki!”. Kam përshtypjen se 4 të tjerët o nuk kanë kuptuar pyetjen, ose kanë patur frikë të përgjigjen.

56% prej nesh pra, kanë votuar tashmë! Kanë thënë me vendosmëri se NUK KANË BESIM TEK KJO POLITIKË dhe, më keq akoma NUK KANË SHPRESË SE NË TË GJALLË TË TYRE KY VEND BËHET.

56 %  prej nesh ndjehen më mirë po të braktisin prindërit, shtëpinë, qytetin e fshatin ku kanë lindur e ta nisin nga zero jetën tjetèrkond, pèrtej kufijve të mëmëdheut, se mëmëdheu nuk u ofron as shpresën si më të voglën ofertë.

56 % e shqiptarëve, pra mbi një milion e gjysmë prej nesh, ndjehet përjetësisht i dëbuar nga “tava” a “tepsia” që E GJITHË POLITIKA SHQIPTARE gatuan pèr vete dhe e shpërndan herë me garizhde herë me tallona për sejmenët dhe jeniçerët e vet.

56 % e shqiptarëve që duan t’ia mbathin nga ky vend , janë ende këtu. Por ende janë të papërfaqësuar sepse politika “tava and tepsia.sh.p.k” ka pjellë veç zuzarë që vijnë qarkaz për një kockë, pa pikën e idealizmit a moralit. Mjafton një lider a një grup njerëzish të indinjuar nga tranzicioni dhe cinizmi i poshtetit që t’i vihet në ballë. E vështirë është vërtet, se t’u kthesh besimin atyre që kanë humbur edhe shpresën është gati biblike. Por me njerëzit e duhur dhe platformën e duhur..

PARTIA 56 MUND ÇDO KOALICION, QOFTË EDHE SI KY I SOTMI, KU TË GJITHË JANË NË TAVËN E QEVERISË DHE PSHURRIN QERSHITË E NJËRI – TJETRIT.

Share: