Home KRYESORE Manjani i përgjigjet Ruçit: Nuk e di Kushtetutën e Fierit

Manjani i përgjigjet Ruçit: Nuk e di Kushtetutën e Fierit

Një ditë më parë, Gramoz Ruçi kërcënoi Ilir Metën me shkarkimin nga posti i Presidentit, nëse ai vërtet do të arrinte deri në mosdekretimin e qeverisë. “Meta do të jetë i pari president që do te provoje shkarkimin” tha Gramoz Ruçi.

Fill pas kësaj deklarate ka reaguar ish-ministri i Drejtesisë Ylli Manjani me anë të një postimi ne Twitter, i kujton Ruçit se me Kushtetutë shkarkimi i Presidentit kërkon 93 vota.

“Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë“.

Share: