Home KRYESORE Media italiane: Ja qyteti shqiptar ku lind e keqja nga droga dhe...

Media italiane: Ja qyteti shqiptar ku lind e keqja nga droga dhe xhihadizmi

Prestigjiozja italiane, Corriere della Sera i rikthehet shkrimeve për Shqipërinë. Këtë herë ajo i ka kushtuar një artikull trafikut të drogës mes dy vendeve Shqipëri-Itali, dhe si kryefjalë të shkrimit të gazetarit Andrea Gallit është qyteti i Elbasanit.

Gazetari italian e sheh Elbasanin, si një nga pikat e lidhjes mes trafikut të drogës me Lombardinë, dhe prandaj në artikullin e tij e quan “Lombania” (bashkim i Lombardisë dhe Shqipërisë).

“Nga skafistët tek hakmarrjet, kështu rrjeti mes malavitës italiane dhe shqiptare por merr një copë të provincës së Vareses”, shkruhet në artikull.

Galli jep detaje në lidhje me avionët e vegjël me drogë që janë kapur në Shqipëri, dhe shpjegon se si mafia shqiptare krahasohet nga hetuesit italianë me atë kolumbiane. Nuk dihet se përse media italiane ka rihapur këtë çështje në këtë kohë por kujtojmë se rreth 15 ditë më parë 7 kg heroinë janë kapur në Bari. Droga është gjetur në një automjet “Volkswagen”, i cili ishte nisur nga Durrësi me tragetin Durrës-Bari dhe që drejtohej nga një person nga Elbasani.

Shkrimi i plotë 

Elbasani, një qytet me 125 mijë banorë në qendër të Shqipërisë, është një nga ato vendet fatkeqe ku duket sikur lind vetëm ‘e keqja’. Dhe kjo është arsyeja kryesore që ‘aksi’ kriminal me provincën e Varezes shqetëson hetuesit. Elbasani është ‘djepi’ i xhihadizmit evropian, pikë radikalizmi dhe kalimi i luftëtarëve apo dhe i atyre që aspirojnë të bëhen kamikazë.

Nga atje vinte Bledar Ibrahimi, i përjashtuar nga Italia në mars të vitit 2016, i cili kishte shprehur dëshirën për të luftuar për organizatat terroriste. Megjithatë, problemi ‘marka më e famshme’ e qytetit mbetet droga. Më parë, policia gjeti një laborator për prodhimin e kokainës që drejtohej nga kolumbianët, të cilët sollën në Shqipëri përvojën e tyre me drogën për të përmirësuar cilësinë e saj dhe rrjedhimisht të ardhurat e fituara.

Në këtë ‘udhëtim’ të rrezikshëm dhe milioner, lombardezët nuk qëndruan spektatorë por kërkuan të hyjnë kokë e këmbë në biznes. Është e vërtetë, që asnjë rajon tjetër në Itali nuk ka në dispozicion një numër kaq të madh pilotësh profesionistë për uljet në pistat private pa lënë gjurmë publike. Që do të thotë, se kohët e fundit, trafikimi i drogës në të tillë mënyrë është kthyer në modë.

Në provincën e Varezes, një nga bazat e të ashtuquajturës “Lombania” – bashkim i Lombardisë dhe Shqipërisë, është Sesto Calende. Një vend me 10 mijë banorë është bërë mikpritëse e një organizate të fuqishme, që kohët e fundit ka humbur shumë nga bosët e saj, disa të larguar pasi janë shpallur në kërkim, disa janë arratisur nga arresti shtëpiak, apo dhe disa që streohen në Shqipëri.

Edhe në zonën Varesotto, janë bandat shqiptare ato që e kontrollojnë drogën. Tani me më shumë përvojë, maturi dhe marrëdhënie të shumuara.

raf

 

Korrierët e drogës, për udhëtimet e tyre në Shqipëri, shfrytëzojnë tre situata të favorshme. E para, është dendësia e avionëve në qiell gjatë fundjavës. E dyta, është mundësia për të fluturuar aq ulët, sa mos të kapesh nga radarët. Dhe e treta, është favori gjeografik, distancat janë shumë të shkurtra. Disa ekspertë e krahasojnë forcën e mafies shqiptare në terren me Kolumbinë.

Profili kriminal i vendit të vogël përtej Adriatikut nuk ka ndryshuar. Shumë trafikantë droge janë kapur në vitet ’90. në vitet e eksodit drejt Italisë, dhe gjithnjë e më shpesh në hetime përfshihen emra të famshëm. Në operacionin e fundit të zhvilluar në Elbasan, u kap edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha./Bw/

Corriere per Elbasanin

Share: