Ilir Meta sot ne metingun hapes ne Tirane sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Rilindjen. Për Metën, Rama është një sëmundje për vendin.
“Sierra Leone ka luftë civile dhe një sëmundje që quhet Ebola. E kemi dhe ne një smundje shfarrosëse të vlerave më të mira shqiptare. Ebola jonë quhet Rilindje. Ebola jonë është pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë në mijëra vjet. Viktimë e parë e kësaj ebole është PS-ja, parti me vlera të shkëlqyer. Për fat të keq është zëvendësuar nga Rilindja.
Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Kjo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët.” – deklaroi Meta në mitingun tek “Nënë Tereza”.
Meta pohoi publikisht se ka pasur një bashkëpunim serioz me Sali Berishën.
“As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama.” – tha Meta me mjaft mllef…