Kandidatja për deputete e PS-së, Mimi Kodheli në një kohë kur është duke u numëruar kutia e fundit për qarkun e Kukësit, thumboi PD-në. Ajo pohoi se nga zgjedhjet pati një rezultat historik në Kukës, por edhe Tropojë.
“Jam e nderuar që do përfaqesoj kuksianet, hasjanet dhe tropojanet. Procesi ka qene i qetë dhe për këtë falenderoj te gjithë qytetaret. Kemi pasur një rezultat historik në Tropojë. Te gjitha qendrat e votimit rritje per PS.
Ne bashkine Kukes, PS kryeson me 1800 vota mbi partine demokratike, nje tjeter arritje historike. Partia socialiste e qarkut Kukes ka arritjen me te madhe ne kete fushate elektorale. Nga 11.100 vota qe ishte diferenca mes PD dhe PS, sot jemi vetem 1.100 vota.
Megjithe investimet e rilindjes urbane qe kane prekur te tre kryqendrat e ketij qarku, serish ka nevoje per me shume investime. Prioritet do te jete punesimi i te rinjeve, ndertimi i nje infrastrukture per te gjithe zonat rurale si dhe permiresimi i shërbimeve”, pohoi Kodheli.