Home KRYESORE Reagon Shkëlzen Berisha: Mandatet janë në fije të perit…

Reagon Shkëlzen Berisha: Mandatet janë në fije të perit…

Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas humbjes së PD, sipas rezultateve të deritanishme.

Shkëlzen Berisha kërkon prej numëruesve që të vlerësojnë çdo votë te hedhur në kuti, ndërsa thekson se pas përfundimit të këtij procesi, do të vijë analiza dhe llogaridhënia për të gjithë.

“Në shumë vende mandatet janë në fije të perit dhe ndahen me shumë pak vota. Deri në mbyllje të procesit mendoj që fokusi duhet të jetë tek numërimi i çdo vote si detyrim moral ndaj atyre që e kanë hedhur atë. Më pas vjen analiza dhe llogaridhënia për të gjithë”, shkruan Shkëlzen Berisha

Share: