Home KRYESORE Ministrat teknikë nuk arritën të ndalojnë shitblerjen e votës! “Eshte paguar edhe...

Ministrat teknikë nuk arritën të ndalojnë shitblerjen e votës! “Eshte paguar edhe 200 eruo për një votë”

Deputeti i ardhshëm, Ervin Salianji deklaroi se ministrat teknikë nuk arritën të ndalonin shitblerjen e votës. Salianji tha se në disa zona janë paguar edhe 200 eruo për një votë.

Sipas Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, ministrat tenkikë nuk kishin kompetenca të gjera, çka i pengoi ata të ndalonin fenomenin e shitblerjes së votës.

Salianji deklaroi se në këto zgjedhje duhet të ishe ‘bandit’. Sipas tij, në Korçë janë dhunuar mbështetës të PD-së, dhe të gjitha janë me fakte.

“Jemi në një proces dhe është evidente që ne kemi humbur. Dua të theksoj se ministrat teknikë nuk kishin kompetenca të gjera dhe nuk arritën të ndalonin shitblerjen e votës. Duhet t’i jepet fund problemit të imidimit të votës. Shitblerja e votës ishte një fenomen masiv. Në disa zona ka pasur edhe 200 euro për votë. Në Tiranë është arrestuar një zonjë që fotografoi votën pasi donte tja tregonte atij që do i jepte lekët, por ky i fundit nuk është arrestuar. Në Korçë ka pasur dhunim të mbështetësve të PD dhe të gjitha janë me fakte. Në këto zgjedhje duhet të ishe bandit.” – tha Salianji në Neës 24.

Ervin Salianji komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët në votime, ku sipas tij përkrahësit e PD janë kërcënuar.

“Mendoj se rënia e numrit të përgjithshëm të votuesve të PD ka qenë për shkak të kërcënimeve ndaj përkrahësve të PD. Pra nëse do shkoni të votoni nuk do merrni legalizime dhe do hiqeni nga puna.” – tha Salianji. /LAPSI.AL/

Share: