Home KRYESORE Ministri Panariti nxjerr zbuluar Braçen: Ti duhet të heshtësh, ja çbëri ministria...

Ministri Panariti nxjerr zbuluar Braçen: Ti duhet të heshtësh, ja çbëri ministria jote e financave në Divjakë

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të Deputetit Socialist, Erjon Braçe, duke i kërkuar të heshtë. Sipas eksponentit te LSI, kur Ministria e Bujqësisë shpalli fitues aplikuesit për Divkajën e Lushnjen, ministria Financave drejtuar nga PS e Braçes i bllokoi.

Statusi plotë:

Ti duhet të heshtësh Braçe dhe jo LSI! Të heshtësh, sepse ndërsa ne shpallëm fitues të gjithë aplikuesit pa përjashtim, nga Divjaka dhe Lushnja, Ministria jote e Financave u mbajti paratë, sepse u kërkoi të parapaguanin për një vit sigurimet shoqërore, për të mbushur arkat e shtetit nga xhepat e tyre. Ata nuk i kishin këto para!!

Ti duhet të heshtësh dhe jo ne! Të heshtësh, sepse sikur të mos mjaftonte kjo, për të marrë paratë, u kërkuat atyre pa lidhje faturat e energjisë te OSHEE, ndërsa tatimet u vunë peng edhe NIPT-et.

Ti duhet të heshtësh dhe jo LSI, sepse vjet futet dorën në buxhetin mjeran të Bujqësisë, nga ku tërhoqët plot 4 milionë euro për shpenzime të tjera. Ndërsa këtë vit, i dhatë Bujqësisë më pak se çdo vit tjetër. Kjo është e vërteta dhe këtë e di edhe ti.

Screenshot 1 copy

Share: