Home KRYESORE Një mesazh për të qejfmbeturit dhe një këshillë për Kryetarin e ardhshëm…

Një mesazh për të qejfmbeturit dhe një këshillë për Kryetarin e ardhshëm…

Besnik Aliaj, i renditur i pesti në listën e kandidatëve të PD-së në Gjirokastër, që mbeti jashtë Kuvendit ka reaguar pas rezultatit me një postim në faqen e tij në rrjetet sociale. Sipas Aliajt, PD sot është më e ndarë se kurrë dhe nesër duhet të zgjedhim më të mirët.

Komenti i Besnik Aliajt

Dua te them se ne qarkun Gjirokaster nuk u be gare e thjeshte me parti tjera politike! … Ne te vertete ne u perballem me shume se kushdo ne heshtje me kartelin e droges qe u hakmorr ndaj nesh per luften qe i shpallem si PD …

Shpejt do te dalin fakte tronditese per kete … Eshte vetem ceshtje kohe dhe piramida e rradhes do te bjere … Ne u perballem nderkohe edhe ne Tirane me sulmin e oligarkise te ciles i shpallem lufte, ndersa kostot ishin edhe ne baze … Ne nuk u mbeshtetem/votuam nga indiferentet … Ne nuk u votuam nga te frikesuarit per punen shtetit apo per drogen e pashitur e te fshehur nen toke ne oborrin e shtepise …

Ne u braktisem nga qefmbeturit … Por pertej ketyre kjo do te thote qe edhe vete duhet te permiresohemi … Sepse beteja vijon, edhe pse partia eshte tani eshte me e ndare se kurre … Vijon detyrimi jone moral per te ruajtur kontaktet me njerezit e thjeshe por edhe me bazen e PD …

Vetem duke zgjedhur neser njerezit me te mire se ne, te afte e te sinqerte, banore vendas te kesaj treve historike, ne do te mundemi te perfaqesohemi dhe t’ja do ja dalim me mire … Vetem duke u organizuar me mire dhe me sa me shume te rinj do arrijme suksesin! … Roland pertej opinionit personal qe mund te kene te tjeret, ti ke gjithe respektin tim per sa ke bere, per sa mund te besh, dhe per sa do te besh me tej ne Gjirokaster qofte si kryetar apo edhe si antar i thjeshte i PD! …

Ky eshte nje kontribut jo thjesht per PD dhe per gjithe vendin … Perfekt nuk eshte askush! … Ne duhet te deshmojme tani kokeulje dhe respekt edhe per te gjithe ata qe na mbeshteten dhe luftuan sidomos krah teje pa asnje interes … Ne duhet te pranojme problemet dhe te persosemi me tej!

… Perpjekja jone e perbashket nuk mbaron ketu! … Dallget do te ngrihen por nje dite do te qetesohen dhe aty do te shikojme qe kemi vetem njeri tjetrin per te perballur te verteten! Te uroj mbaresi dhe miresi perhere miku im! Do te shihemi shpejt si ngahera!

Share: