Emërimi i ministrave teknikë, ka hapur debat në studion e #Dritaremerudinën në Vizion Plus, mes dy kandidatetve për deputete të Tiranës, Blerina Gjylameti e PS dhe Albana Vokshi e PD.
E pyetur, nëse mazhoranca është penduar për ministrat teknikë, Gjylameti e pohoi diçka të tillë.
“E kuptoj që ju vjen keq që ministra teknikë po ushtrojnë detyrën për të mos lejuar asnjë shkelje. Ata nuk po lënë të bëni çfarë doni me administratën publike. Nuk po i lejon mjekët dhe infermierët në fushatë”, tha Vokshi.