Home KRYESORE Panariti akuzon Ministrinë e Financave

Panariti akuzon Ministrinë e Financave

Vazhdojnë përplasjet në fushatë elektorale mes PS-së dhe LSI-së. Ka qenë sot ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ai që akuzoi Ministrinë e Financave, të drejtuara nga një ministër teknik i PD, siç është Helga Vukaj për bllokimin e fondit për vaksinat kundër “Dermatozës Nodulare”. Ministri Panariti ndodhej sot në fshatin Bickë të Devollit, ku janë shfaqur të tjera vatra të “Dermatozes Nodulare” dhe pa nga afër situatën.

“I kërkoj Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të fondit, për vaksinatorët. Ato pak fonde që i kanë dhënë bujqësisë, të paktën të na i lëvrojnë, pasi vaksinatorët duhen paguar. Nuk mund të vazhdojmë me këtë situatë, të lejojmë përhapjen e Dermatozës, vetëm për faktin e bllokimit të fondit nga Ministria e Financave”, – tha Panariti.

Ndërsa deklaroi se nuk e dinte arsyen e bllokimit të këtij fondi, Panariti shtoi se: “Nuk e di arsyen e bllokimit, por është detyrë e Financave, ndërkohë që vaksina është siguruar për gjithë numrin e gjedhit në Shqipëri, me ndërhyrjen time. Kemi përgatitur një VKM, për fondet për vaksinimin, por qeveria nuk mblidhet dhe s’kemi mundur t’i kalojmë deri tani”./lapsi.al

Share: